big facebook115155996151 560x416 - Disa fakte interesante rreth Facebook?

Pothuajse nuk mund ta takosh njeri, i cili nuk ka një llogari në rrjetin social Facebook. Qoftë për të komunikuar me shoqëri, për të shikuar foto e video, apo thjeshtë për ta humbur kohën, dhe kështu ai është bërë pjesë e përditshmërisë së secilit nga ne.

  • Ja disa fakte interesante në lidhje me këtë rrjet social:
  • Rreth 350 foto ngarkohen në Facebook çdo ditë, me një total prej 250 bilionë imazhesh deri në shtatorin e vitit të kaluar. Kjo nënkupton katër mijë foto të ngarkuara.
  • Logo e Facebook është e kaltër sepse themeluesi i saj Mark Zuckerberg është i verbër ndaj ngjyrës së kaltër dhe të kuqe. Ai kishte thënë se ngjyra e kaltër ishte më e mira për të, ai shihte gjithçka në atë ngjyrë.
  • Në qershor të vitit 2006, Zuckerberg kishte refuzuar një ofertë prej një bilion dollarë për ta blerë Yahoo. Në atë kohë ai ishte 22 vjeç dhe posedonte 25 % të kompanisë. Arsyeja e tij ishte se nuk do të dinte se çfarë të bënte me paratë dhe se i pëlqente faqja që tanimë e kishte. Pa dyshim që kishte bërë zgjidhjen e duhur sepse Facebook tani vlen 135 bilionë dollarë.
  • Facebook operon një program për hulumtuesit e sigurisë. Ashtu si shumë kompani të tjera të teknologjisë ai iu ofron shpërblimehulumtuesve të sigurisë për gjetjen e gabimeve në ëebfaqe. Paga minimale është 500 dollarë dhe paga maksimale deri më tani ishte 33 mijë dollarë.
  • Më shumë se një e treta e aplikimeve për shkurorëzim në vitin 2011 ishte për shkak të Facebook, tregon një studim nga firma e shkurorëzimeve në SHBA.
  • Zuckerberg nuk e përdor shumë Tëitter. Pavarësisht faktit se ka rreth treqind mijë ndjekës ai ka postuar vetëm nëntëmbëdhjetë herë aty.
  • Pas krizës financiare të vitit 2008 dhe 2009 Islanda vendosi të rishkruajë kushtetutën e tyre duke përdorur Facebook për të kërkuar sugjerime nga qytetarët. Për fat të keq, pavarësisht kësaj qasje të menduarit, dokumenti u bë i pavlefshëm nga politikanët në mesin e vitit 2013 për shkak të gabimeve kryesisht teknike.
  • Facebook mund ta përdorni në më shumë se 70 gjuhë të ndryshme. Kontrolloni pjesën e poshtme të kolonës në të djathtë të kryefaqes tuaj dhe zgjidhni gjuhën që dëshironi.

www.foxshop-ks.com