screenshot 2 1527496644 96423881 560x347 - Më 1 qershor hapet rruga Shkup – Prishtinë

Më 1 qershor do të hapet rruga Prishtinë – Shkup, në rrugën e vjetër Hani i Elezit- Kaçanik, ndërsa shumë shpejtë pas kësaj do të hapet edhe një aks tjetër rrugor i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila do ta ndërlidhë Prishtinën me vendkalimin kufitar Bllacë në kufirin me Maqedoninë, deklaroi për KTV-në zëvendësministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Kadriu.

Kadriu ka konfirmuar se segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet për qarkullim deri në Kaçanik. “Në qershor hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të them se kjo do të bëhet më 1 qershor pasi që datën e caktojmë bashkë me kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se autostrada deri në kufirin me Maqedoninë përfundon deri në fund të vitit.

Rruga magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit është bllokuar prej datës 8 maj për shkak të rrezikut nga shembja e dheut.


www.foxshop-ks.com