Nismës Socialdemokrate sot në Ferizaj zyrtarisht iu bashkua Mentor Ibishi, kryetar i rinisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj.
“Po shkruaj për të njoftuar zyrtarisht dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega Ferizaj. Duke marrë parasysh gjendjen në degën e AAK-së Ferizaj, unë ndjehem i zhgënjyer, që i gjithë ky kontribut dhe mund u vë në shërbim të një grupi individësh. Mosgatishmëria e vazhdueshme e degës edhe më parë ka rezultuar me dorëheqje”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Ibishi.
Ai ka theksuar se duke parë shumë anashkalime, mosrespektim dhe mostrajtim të mirëfilltë ndaj tij si kryetar dhe anëtarëve të rinis ka marrë vendim për t’u larguar nga AAK-ja.
“Nga sot zyrtarisht do jem pjesë e subjektit Nisma Socialdemokrate. Tani do të jem në detyrë të re, me përgjegjësi të re”, ka shkruar Mentor Ibishi./botasot/