Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu shtroi iftar për kreun dhe imamët e Bashkësisë Islame në Ferizaj
Me këtë rast ai ka theksuar rëndësinë e rritjes së solidaritetit ndërnjerëzor dhe forcimin e besimit si rrugë e drejtë e mirësi për të gjithë.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i sakrificës, solidariteti dhe përkushtimit fisnik hyjnor. Sonte, shtrova iftar për kreun dhe imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj, që kjo sofër e begatisë, fjala e Zotit, mirësia dhe solidariteti ndërvëllazëror të shpërndahet tek të gjithë. Agjërim të lehtë për të gjithë agjëruesit në këtë muaj të shenjtë” tha i pari i Ferizajt.
Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.