Tre të rinjtë që humbën jetën në aksident
Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 00:40 minuta, në rrugën magjistrale Kaçanik – Ferizaj, kanë humbur jetën tre persona dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Magazina ka mësuar se viktima janë tre të rinjët nga Kaçaniku; Enis Ceka, Artan Lika dhe Flamur Berisha.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra, me targa lokale Flamur Berisha, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intensiv.