auto gjobe15286229061528622955 560x416 - Policia e Kosovës bënë apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafikun rrugor

Policia e Kosovës ka bërë apel nga shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafikun rrugor, duke e marr parasysh se në këto ditë e fundit kanë humbur jetën gjashtë persona gjatë dy aksidenteve të ndryshme.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se “Humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive”, shkuan “Bota sot”.

“Referuar shtimit të numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërisht dy rasteve të fundit të aksidenteve (vetë-aksidenteve) tragjike në trafikun rrugor, njëri në rajonin e Ferizajt (08.06.2018) dhe tjetri gjatë natës së mbrëmshme (10.06.2018) në rajonin e Pejës, ku në të dyja rastet kanë humbur jetën gjashtë (6) persona, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të rrisin nivelin e vetëdijes, të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën e tyre gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, sepse me veprimet e tyre, jo vetëm që po rrezikojnë jetët e tyre, por po rrezikojnë edhe jetët e pjesëmarrësve të tjerë në trafikun rrugor.

Duke parë që të dyja rastet e lartë përmendura janë vetë-aksidente të shkaktuara, kërkohet nga drejtuesit e automjeteve në veçanti që për të evituar rastet e tilla, të respektojnë dispozitat ligjore, sinjalistikën rrugore, t’i përshtaten kushteve të rrugës, të mos drejtojnë automjetet derisa janë në ndikim të lodhjes, gjumit apo nën ndikim të alkoolit, t’i shmangen përdorimit të telefonit gjatë ngasjes si dhe veprimeve tjera që mund të shkaktojnë rrezik dhe pasiguri gjatë drejtimit të automjetit.

Humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive.

Njësitet policore vazhdojnë të monitorojnë dhe të menaxhojnë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, masa ndëshkuese ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti këtyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës përveç detyrave aktive në mbajtjen rendit dhe zbatimin e ligjit, angazhime intensive me zyrtarët e saj ka edhe në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe në baza ditore shqipton rreth (1000) një mijë tiketa për kundërvajtje në trafik, prapëseprapë situata në trafikun rrugor mbetet shqetësuese dhe kërkon qasje serioze nga të gjithë, si dhe ndërmarrje të veprimeve efektive për vetëdijesim me qëllim të parandalimit të humbjes së jetëve njerëzore”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.


www.foxshop-ks.com