Ministria e Punëve të Brendshme ka planifikuar pajisjen me letërnjoftime të shtetasve të Republikës së Kosovës edhe nën moshën 16-vjeçare.
Kjo sipas MPB-së do të ndikonte në rritjen e sigurisë publike dhe avancimin e shërbimeve të përgjithshme për këtë kategori të qytetarëve.
Sipas ligjeve që aktualisht janë në fuqi, me letërnjoftime të Kosovës mund të pajisen vetëm personat mbi moshën 16-vjeçare.