kazino1 560x416 - ​Mbyllen 2 kazino dhe 3 bastore në Ferizaj

Aksioni i nisur ditë më parë nga Inspektorati Komunal në Ferizaj me nismën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për kontrollin e zbatueshmërisë së ligjit në lokalet ku zhvillohet veprimtaria e lojërave të fatit po rezulton me mbyllje të reja.

Siç njofton Komuna e Ferizajt, në dy ditët e fundit janë mbyllur 2 kazino dhe 3 bastore, ku kjo veprimtari zhvillohet në kundërshtim me kushtet ligjore të parapara për operimin e tyre si dhe për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm sanitar, mosplotësimit të kushteve minimalo-teknike, mos pagesës së taksave komunale si dhe kushteve të tjera të parapara në rregulloret komunale dhe ligjin për inspektoratin.

Lokacionet ku janë mbyllur këto lokale janë në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, rr. “Vëllezërit Gërvalla”, si dhe në rrugën magjistrale në afërsi të fshatit Prelez.

Vendosmëria e kryetarit të Komunës, Agim Aliu për mos tolerimin e zhvillimit të kësaj veprimtarie në kundërshtim me ligjet në fuqi deri më tani ka rezultuar me mbylljen e afro 20 bastoreve dhe kazinove që operonin në territorin e Ferizajt.

Kjo betejë e ndërmarr ekskluzivisht nga qeverisja lokale paraqet hap serioz në parandalimin e paligjshmërisë dhe mbrojtjen e mirëqenies ekonomike të familjeve ferizajase, veçanërisht të rinjve.

“Ky ka qenë edhe zotim i kryetarit të Komunës, Agim Aliu në kuadër të platformës qeverisëse për kujdesin institucional për kategoritë sociale dhe mbrojtjen e familjes.

Përkitazi me këtë aksion, Inspektorati Komunal vazhdimisht në 7 ditë të javës, 24 orë në ditë është në kontroll të vazhdueshëm të pikave ku zhvillohet kjo veprimtari. Ky aksion është i pari i ndërmarr në këtë shkallë shtrirjeve dhe kohëzgjatje në territorin e Komunës së Ferizajt”, thuhet në njoftim.


www.foxshop-ks.com