Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se publikimi i rezultateve të testit të maturës do të bëhet me 21 qershor 2018.
Sipas ministrisë shpallja e këtyre rezultateve është shtyrë si pasojë e disa problemeve teknike si dhe të festës së Fitër Bajramit.
Po ashtu në njoftimin e saj ministria thotë se maturantët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese 3 ditë punë dhe se shpallja e rezultateve të ankesave do të bëhet me 27 qershor 2018..
Ja njoftimi i plotë i Ministrisë:
Rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018 do të shpallen me 21 qershor
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.
Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2017.