Foto 21 560x416 - Ferizaj 24 marsin e shënon me “Kafeja e Miqësisë dhe Falënderimeve”

Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj ka realizuar takimin e kafeja e “Miqësisë dhe Falënderimit” për të përkujtuar përvjetorin 19-të të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi Bytyqi, përfaqësues të bashkësive fetare në Ferizaj, përfaqësues të Policisë së Kosovës nga Regjioni i Ferizajt, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, shoqëria civile dhe media.

Foto 51 - Ferizaj 24 marsin e shënon me “Kafeja e Miqësisë dhe Falënderimeve”

Me këtë rast Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në “AVONET”, ka thënë se kjo datë tashmë është bërë tradicionale që të shënohet në Ferizaj, datë që ka një rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës, është ditë që kujtohen shpresën e popullit shqiptarë që e morën nga bombardimet të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe, por ishte edhe një mbështetje e madhe për ushtarët e UÇK-së. Kjo është njëra ndër ditët më historike që lidhet me lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Kjo ditë tek çdo qytetarë i Kosovës, është ditë e kujtimeve dhe momenteve më të veçanta, pse nga kjo data fillojë një periudhë tjetër për Kosovën, më qëllim të vetëm shpëtimin të popullit të Kosovës, ku populli kosovarë do të jetë mirënjohës çdo herë pjesëtarëve të NATO-së, e në veçanti atyre të SHBA-ve, roli i forcave të KFOR-it Amerikan ka qenë i rëndësishëm dhe përkrahës të mëdhenj, si në krijimin e paqes, atë në komunitet, bashkëpunimin me institucione, e shoqëri civile

Foto 31 - Ferizaj 24 marsin e shënon me “Kafeja e Miqësisë dhe Falënderimeve”

Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se kësaj kafeje i është përgjigjur me shumë kënaqësi, duke e konsideruar Ferizajn si vend të tolerancës në të gjitha fushat.
Në përkujtim të kësaj date, sot mora pjesë edhe në një aktivitet tradicional të organizuar nga Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” të titulluar “Kafja e miqësisë”, pjesëmarrës në të cilin ishin edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, FSK, KFOR-it dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore e politike në Ferizaj.

Lufta e djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bombardimi i NATO-s kulmoi me çlirimin e Kosovës duke trasuar qartë rrugën tonë të lirisë dhe pavarësisë.

Republika e Kosovës, populli i Kosovës, përherë do t’i jetë mirënjohës dhe falënderues qendrave të vendosjes ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, angazhimi i së cilëve arriti të ruaj dhe shpëtoj substancën tonë kombëtare nga makineria vrastare serbe.

Ferizaj, paraqet njërën ndër qendrat më të rëndësishme ushtarake të KFOR-it amerikan në Ballkan të pozicionuar në Kampin Ushtarak Bondsteel.

I jemi mirënjohës përherë gjakut të dëshmorëve dhe të rënëve për liri, vullnetit të hekurt ndërkombëtar që Kosova të gëzoj lirinë dhe pavarësinë e saj.

Edhe tani në paqe, populli i Kosovës i është falënderues trupave të KFOR-it të cilët angazhohen për ruajtjen dhe garantimin e sigurisë dhe paqen kudo në vend, theksoj Aliu.
E nga ana tjetër përfaqësues të KFOR-it amerikan SSG Valdez nga Kampin Ushtarak Bondsteel u shpreh të nderuar me ftesën për kafe miqësie, me ç’rast janë zotuar për një bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm me drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt. Kafja e miqësisë e organizuar nga rrjeti “AVONET” tashmë është bërë tradicionale me rastin e 24 marsit, ditës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Ndërkaq në shenje respekti për KFOR-in amerikan, koordinatori i AVONET-it Arlind Avdyli , i ndahu mirënjohje përfaqësuesve të KFOR-it amerikan që ishin prezent në këtë kafe miqësie.


www.foxshop-ks.com