Komuna e Ferizajt bashkë me operatorin ekonomik të përzgjedhur për këtë projekt kanë filluar sot punimet për rregullimin e rrugës “Halil Alidemaj”, e cila ndodhet në qendër të Ferizajt , por që është shoqëruar disa herë me telashe infrastrukturore.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me rastin e fillimit të punimeve për kanalizimin atmosferik dhe fekal, funksionalizimin e ujësjellësit dhe asfaltimit të kësaj rruge tha se më në fund do të përfundojnë vuajtjet e këtyre banorëve të cilët i kanë adresuar shpesh ankesat e tyre ne qeverinë komunale.
Veç projektit për rrugën “Halil Alidemaj”, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, potencoi se do të ketë së shpejti fillim të punimeve edhe për realizim të projekte të tjera.
Ai ka ripërsëritur se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet pjesës urbane të Ferizajt e cila ka mbetur e pa trajtuar drejtë deri më tani.