video lojra1 - Varësia ndaj video-lojërave tregon diçka të veçantë për shëndetin tuaj

Për personat që kanë krijuar varësi, video-lojërat që shpejti do të jetë një ‘game over’. Në një studim të fundit të klasifikimit të sëmundjeve Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se varësia nga video-lojërave klasifikohet si një problem i shëndetit mendor.

Deklarata konfirmoi frikën e shumë prindërve por që disa kritikë paralajmërojnë se mund të rrezikojnë të stigmatizojnë lojtarët e rinj.

Agjencia e OKB-së për shëndetësinë tha se klasifikimi i ‘Çrregullimit nga lojërat”, si një gjendje e veçantë do të shërbejë për qëllime të shëndetit publik në mënyrë që vendet të jenë më të përgatitur për të identifikuar këtë problem.

Dr. Shekhar Saxena, drejtor i departamentit të OBSH për shëndetin mendor, tha se OBSH pranoi propozimin që “Çrregullimi nga Lojërat” duhet të renditet si një problem i ri i bazuar në prova shkencore.

Ndaj klasifikimi të ri të OBSH kishte kritikë por edhe mbështetës.

Dr. Joan Harvey, një zëdhënëse e Shoqërisë Britanike Psikologjike, tha se vetëm një pakicë e njerëzve që luajnë preken nga ky çrregullim dhe paralajmëroi se caktimi i ri mund të shkaktojë shqetësime të panevojshme midis prindërve.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë, nuk do të thotë se çdo fëmijë që shpenzon orë duke luajtur është i varur, përndryshe mjekët do të mbyteshin me kërkesa për ndihmë,”- tha ajo.

Ndërsa të tjerë mbështetën klasifikimin e ri të OBSH-së, duke thënë se është e rëndësishme të identifikohen personat e varur nga video-lojërat, sepse ata zakonisht janë adoleshentë ose të rinj që mund të mos kërkojnë ndihmë.


www.foxshop-ks.com