auto dezinfektimi hapesinor i prishtines14678406821 560x374 - Filloi faza e dytë e dezinsektimit në Ferizaj

Për qytetarët, bletarët, mediat dhe Policinë e Kosovës.

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datën 21.06.2018 në ora 20:00, fillon implementimi i projektit:

“DEZINSEKTIMI HAPËSINOR (Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin qytetit të Ferizajt”

Faza e dytë do të filloj me datën 21.06.2018 nga ora 20:00 ku do të përfshihet ana perëndimore e qytetit, duke filluar nga Parku i Lirisë për të vazhduar tutje në rrugën “Brahim Ademi” deri të pishina “Matoshi”,ndërsa do të përfshihen edhe zona e FSK-së, zona te Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, rruga “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, rruga “Zenel Hajdini”, rruga “Enver Topalli” dhe Tregu i Gjelbërt deri në fshatin Nikadin.

Me datën 22.06.2018 nga ora 20:00 do të vazhdohet me anën lindore të qytetit ku do të përfshihen rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Driton Islami”, rruga e “Reçakut” deri në magjistrale.

VËREJTJE:
Ne rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditët me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.


www.foxshop-ks.com