Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu.
Sipas institutit, në këtë situatë meteorologjike parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.
Temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veri-perëndimi me shpejtësi 1-6m/s. Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura afërsisht të ngjashme me të vikendit”, thuhet në komunikatë.