policia1 560x416 - Hajnat vjedhin 2 arka me para në një bankë në Ferizaj

Dy persona të armatosur kanë kryer një vjedhje në një bankë në qytetin e Ferizajt.

Sipas Policisë, personat e armatosur i kanë marrë dy arka me parra nga banka, mirëpo sipas tyre, ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura.

“Dy persona të armatosur kanë hyrë në bankën “Raiffeisen” ku kanë marrë dy arka me para, por nuk dihet shuma e parave të vjedhura. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia është angazhuar në grumbullimin e informatave dhe shikimit të kamerave të bankës ku shihet se të dyshuarit janë larguar me veturën Opel Vectra, në drejtim të panjohur. Policia është në kërkim të dyshuarve”, thuhet në komunikatën e Policisë, shkruan KALLXO.com

Në fillim të këtij muaji në Podujevë një burrë ishte arrestuar pasi që kishte gjuajtur me armë në drejtim të një banke.


www.foxshop-ks.com