kufi1 560x330 - Arrestohet shtetasi maqedonas me urdhërarrest ndërkombëtar

Një person shtetas i maqedonas është arrestuar në mëngjesin e djeshëm nga Policia e Kosovës në pikën kufitare Hani i Elezit.

Arrestimi i tij ka ardh pas një urdhërarresti ndërkombëtar thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Pika kufitare Hani i Elezit 23.06.2018 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi ndaj tij kishte pas urdhër arrest ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se, “Personi në fjalë është marr nga sektori i hetimeve rajonale Ferizaj. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.


www.foxshop-ks.com