Jemi gjithmonë në dilemë se kë duhet të zgjedhim midis bukës së bardhë dhe asaj të zezë, kjo sepse të gjithë i frikësohemi faktit se mund të shtojmë në peshë.
Jemi gjithmonë në dilemë se kë duhet të zgjedhim midis bukës së bardhë dhe asaj të zezë, kjo sepse të gjithë i frikësohemi faktit se mund të shtojmë në peshë. Por një studim i ri tregon se të shtuarit dhe të humburit të peshës është e lidhur direkt me organizmin e individit dhe jo të masës.
Ndikimi i peshës tek dieta trupore varet tërësisht nga mënyra sesi organizimi i gjithkujt reagon ndaj ushqimeve të ndryshme.“Ekziston nocioni se një bukë është më e mirë se të tjerat. Buka e prodhuar në furrë shihet si e “keqe”, ndërsa ajo e bërë në shtëpi si e “mirë”. Ashtu si çdo ushqim tjetër, reagimi i organizmit ndaj bukës është krejtësisht personal. Ky efekt i personalizuar është për çdo lloj ushqimi. Nuk ka asnjë ushqim të mirë, të keq apo super ushqim”, ka rrëfyer Dr.Evan Elinav nga Instituti Shkencor Weizmann në Izrael.
Në studim u përfshinë 40 persona, tek të cilët u testuan lloje të ndryshme të bukës. Shkencëtarët monitoruan nivelet e sheqerit në gjak çdo 5 minuta për të parë reagimin e trupit të tyre për disa javë. Individët tek të dy grupet patën rritje të sheqerit në gjak pas konsumit të njërës apo tjetrës bukë, ndërsa efekti i tyre në peshë ishte thuajse i njëjtë tek të dyja grupet.
“Kjo mbështet idenë që përcaktuesi kryesor në mënyrën sesi organizmi reagon ndaj ushqimeve është bakteri i zorrës”. Sipas dr. Elinav, duke krijuar një dietë të veçantë për çdo person, bazuar tek bakteri në zorrë, mund të “normalizohen” nivelet e sheqerit në gjak.