ndeshja aaaa1 560x347 - Vdekja e 43-vjeçarit në aksident trafiku, flasin familjarët

Viktima e fundit e aksidenteve në trafik është një 43 vjeçar nga Ferizaj. Driton Fazliu vdiq sot në mëngjes pasi bëri aksident në magjistralen për Gjilan. I ndjeri ka lënë pas djalin 10 vjeçar dhe gruan. Në gjashtë muajt e fundit në Kosovë kanë vdekur më shumë se 50 persona në aksidente.

Dita e dielë e këtij korriku doli të jetë ditë tragjike për familjen Fazliu nga Ferizaji.

43- vjeçari, Driton Fazliu u aksidentua me veturën e tij rreth orës 04:25 minuta në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj- Gjilan, ku edhe mori lëndime të rënda trupore të cilat ishin të papërballueshme për të.

“Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Televizioni 7 ka vizituar familjen e të ndjerit, porse ata e kishin të pamundur të deklarohen lidhur me rastin në fjalë.

Humbjen e djalit të tyre ata po e përjetojnë rëndë. Ai pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe djalin 10 vjeç.

Ndërkaq, dhimbje të madhe po përjetojnë edhe fqinjët e tij.

Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërkohë që ky aksident është i dyti që brenda një jave u ka marrë jetën kosovarëve. Të dielën që lam pas, vdiqën 5 anëtarë të një familje nga Suhareka.

Megjithëkëtë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në aksident trafiku kanë humbur jetën 51 persona. Për këtë periudhë kohore në total ndodhën 7003 aksidente.

www.foxshop-ks.com