Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçe kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.
Mediat gjermane shkruajnë, se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.
Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion.
Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochwald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg.
Si rezultat i përplasjes, shoferi i makinës vdiq në vendin e aksidentit, shkruan media gjermane schwarzwaelder-bote.de. Sipas raportimeve të mediave, bëhet e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.