Një vetëaksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku një veturë është përfshirë në zjarrë, e më pas kanë intervenuar zjarrfikësit.
Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi nga aksidenti ka marrë një person lëndime të lehta trupore.
“Në kilometrin e 27-të nga Prishtina në drejtim të Ferizajt ka ndodhur një vetëaksident rreth orës 16:40. Nga ky aksident ka mbetur një i lënduar, dhe menjëherë pas aksidentit ka shkuar njësiti i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, pasi ka pasur shkëndije zjarri” ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.
Pamjet që ka siguruar Insajderi tregojnë për lëndimet trupore që ka marrë personi nga aksidenti.