AIa 810x4451 560x416 - Inteligjenca Artificiale lexon mendjen…

Inteligjenca Artificiale (AI) arrin të lexojë mendjen e një tjetër kompjuteri dhe ky cilësohet si hapi i parë drejt një skenari në të cilin makinat mund të bashkëpunojnë mes tyre.

Rezultati është publikuar në revistën Shkenca dhe si studim është prezantuar në konferencën ndërkombëtare që u mbajt në Stokholm mbi makinat inteligjente.

Projekti quhet ToMnet dhe bazohet në tre rrjete neural, domethënë që imitojnë organizmin e trurit njerëzor dhe secila mund të kuptojnë dhe asimilojë informacione si pasojë e eksperiencës.

Autorët e kërkimit kanë kaluar shumë kohë për t’i mësuar sjelljet njerëzore kompjuterëve inteligjentë dhe pas shumë përpjekjesh sistemi ka arritur të identifikojë personazhet dhe të paraprijë veprimet dhe sjelljet e tyre në mënyrë korrekte.

Studimi është kryer nga kompania DeepMind e gjigandit të rrjetit botëror Google.


www.foxshop-ks.com