l 1523949400 84507641 560x347 - Tahiri kërkon që Ferizaji të ketë ministër ose ambasador

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka kërkuar që Ferizaji ta ketë një ministër ose një ambasador. Kjo sipas tij, pasi Ferizaj është kontribuuesi më i madh në Kosovë dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë mistër apo ambasador.


Tahiri ka thënë se kjo komunë po lihet anash dhe se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e tij.

Ky është postimi i plotë:

Ministri ose Ambasador për Ferizaj.
Përshëndetje të dashur qytetarë e ju votues të dashur!
Uroj qe nuk ju kam zhgenjyer asnjehere, megjithëse ne politik, nuk kishte burreni, por do mundohem te jem i njejti njeri.
Dua te u drejtohem qytetarëve të Ferizajt, vendit tim të lindjes, të cilët më dhanë kurajon dhe vullnetin qe të vazhdojë në këtë rrugë te rënde, por në interes të tyre dhe të Kosovës.
Dua të ju njoftojë vllezër e motra, se unë kam nje marreveshje që Ferizaj, t’a ketë ose një ministër ose një ambasador, përshkak se është kontribuesi me i madh në shtetin tonë, dhe asnjeherë nuk pati një ministër apo ambasadorë. Definitivisht i lënë anash. Unë nga kjo kërkesë nuk do heqi dorë.
Ju them sinqerisht se jam lodhur nga premtimet, por të miat i mbaj.
Nē nje menyrë apo tjetër do të shperblehet ky qytet, në të kundërten, nuk kam më pse të vazhdojë…. të qëndroj kështu siq e kisha burrninē time me aktërët politik të kësaj Qeverie.
Me respekt, Labinot Tahiri.


www.foxshop-ks.com