Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këtë javë do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, ndërsa do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.