auto ferizaj komuna15180215081 560x416 - Kryetari Agim Aliu kthen në pronësi të Komunës 334 hektarë truall pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu sot ka pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Kryeministrit Ramush Haradinaj që Komunës së Ferizajt, t’i kthehen pronat e menaxhuara deri më tani nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi komunale në një sipërfaqe të përgjithshme prej 334 hektarë e 41 ari e 46m2.

Ky vendim vjen pas kërkesës së parashtruar nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu që Ferizaj t’i kthehen pronat e menaxhuara deri më tani nga AKP në prona komunale, me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe aplikimit të projekteve të ndryshme zhvillimore për Ferizajn gjithmonë në interesin publik.

Ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjegjësisht Kryeministrit Haradinaj, pasuron jashtëzakonisht shumë Komunën e Ferizajt, e cila ndër vite është ballafaquar me mungesë të trojeve në të cilat do të mund të shtriheshin investime të ndryshme publike dhe projekte me impakt rritjen ekonomike lokale.

Përfundimisht, me kaq hapësirë të madhe të kthyer në pronësi komunale, Ferizaj përfundimisht zgjidh problemin me mungesat e deritanishme të parcelave dhe krijon mundësinë e një planifikimi afatgjatë të projekteve, nismave dhe investimeve publike në këto hapësira.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderon Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe gjithë Qeverinë e Republikës së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme me projekte të ndryshme, e veçanërisht për vendimin e fundit, këtë të kthimit në pronësi komunale të pronave të menaxhuara deri më tani nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, që i shton aseteve komunale, pasurisë komunale vlerë të jashtëzakonshme dhe inkurajon nisma zhvillimore në gjithë territorin e Ferizajt.

39102621 1913354102043749 1399809706683269120 n1 - Kryetari Agim Aliu kthen në pronësi të Komunës 334 hektarë truall pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës

39018509 1913354088710417 1023250158403452928 n1 - Kryetari Agim Aliu kthen në pronësi të Komunës 334 hektarë truall pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës


www.foxshop-ks.com