Një autobus udhëtarësh, i cili po udhëtonte drejt Kosovës nga Gjermania, është sulmuar në Serbi.
Nga sulmi me gurë, përpos xhamit të autobusit “Barileva Turist”, që është thyer pas këtij sulmi, nuk raportohet të ketë pasur njerëz të lënduar.
Për sulmin me gurë ka njoftuar një shtetas i Kosovës, i cili jeton në Gjermani.
“Sot në serbi është sulmuar ky autobus me udhëtar që dojnë të bëjnë pushim në kosovë”, ka shkruar Mentor E. Rama në Facebook.
Autobusi ishte nisur nga qyteti i Këlnit, drejt Prishtinës.