“Kallxo” ka siguruar disa video në të cilat shihen dy persona duke thyer derën e një lokali në Ferizaj.
Pronari i lokalit tha për kallxo.com se lokali i tij është thyer me 1 shtator rreth orës 3:30.
Sipas pronarit, hajnat në lokalin e tij kanë vjedhur vetëm pako të cigareve. Në video shihen personat duke thyer derën e lokalit dhe duke vjedhur pakot me cigare të cilat gjenden në lokal.
Pamjet janë të filmuara nga kamerat e sigurisë në lokal.