Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është raportuar për trafikim me armë në Ferizaj.
Lidhur me rastin nga njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj shqiptar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me pesë fishekë.
Nuk raportohet për të arrestuar kurse me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.