hqdefault1 1 - VIDEO: Polici i Kosovës pranon ryshfet nga qytetari i Shkupit

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi pamje ekskluzive nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t’i gjykuar policët.

Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para e metoda të veçanta se si policët vendosin t’i marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.

Video e nëntë dëshmon për një qytetar të Shkupit, i cili paguan tek patrulla.

Shuma të cilën e ka paguar qytetari nga Shkupi nuk dihet saktë për shkak se paratë ofrohen në pjesën ku kamerat nuk kanë filmuar mirë por dëshmitë tregojnë se paratë janë marrë.

Kjo është biseda mes policit dhe shoferit kundërvajtës.

Polici: 200 deri në 600 është…

Qytetari: Bën diçka… Ta bi pasaportën e sheh se kah nuk udhëtoj edhe nuk kam unë dmth që jam i huaj.

Polici: Jo pse je i huaj po për çdokënd është shpejtësia…

Qytetari: Për ketë çka me thanë, s’më kanë maltretu askund, nuk është ky maltretim, normal që ky është gabim i jemi se nuk e kam vërejtë aty …. S’e kam pa shenjën… Bëjmë diçka për kafe.

Polici: Bëjmë diçka për kafe bre… Posta është qaty te Suhareka, a e din ku është?

Qytetari: S’e di bre…

Polici : Nga vjen ti?

Qytetari: Prej Shkupi po vi.

Polici : Qe hec, jo, jo, hec!

Qytetari : Kjo prej çejfit tim është, prej çejfit tim, hajde faliminderit!

Polici : Hajt faliminderit!


www.foxshop-ks.com