Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se gjashtë personat e arrestuar sot në komunën e Kaçanikut, për veprën penale ‘vjedhje e rëndë, dyshohet se janë punëtorë të sigurimit në kompaninë “Bechtel-Enka”.
Ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të derivateve të naftës.
Në rastin në fjalë, në vazhdimësi është ndërmarrë një plan operativ me masa të hetimit, e që ka rezultuar me arrestimin e tyre.
Të njejtit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dhe u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ku më pas do të merren hapa të tjerë.