Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të moshës së mitur për grabitje në tentativë në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, të miturit kanë pranuar se me datë 6 shtator rreth orës 22 kanë tentuar të grabisin një market nën kërcënimin e armës.
Policia ka njoftuar se është konfiskuar edhe arma e zjarrit e përdorur në këtë rast me një karikator pa fishek.
Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të kujdestarit dhe avokatëve mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje 24 orë në qendrën e mbajtjes, kurse tjetri është liruar.