Faqet e shit-blerjeve në rrjetet sociale janë shndërruar në “biletari” online për shitjen e biletave për duelin Kosovë – Maltë, raporton Gazetasheshi.com.
Në shumë faqe të tilla po ofrohen bileta me çmime më të larta se ato që kushtojnë në pikat e shitjes.
Megjithëse të pakontrolluar, qytetarët po e kanë më të lehtë të blejnë bileta në të zezë, se në qendrat e shitjes, për shkak të radhëve të gjata të pritjes.
Gjatë ditës së hënë kishte shumë tollovi dhe tensione në pikat e shitjes në Prishtinë dhe Ferizaj, ndërkohë radhët e gjata të pritjeve kanë vazhduar edhe gjatë ditës së martë.