Medina Buleshkaj është vajza e cila humbi jetën në klasë, gjatë kohës kur po mbahej mësimi.
Kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin e saj, Istogun por edhe mbarë Kosovën.
E ndjera Medina Buleshkaj kishte probleme me zemër që nga mosha 2 vjeçare.
Lulet janë vendosur në bankën ku deri dje ulej Medina Buleshkaj.
13 vjeçarja nga Istogu ndërroi jetë deri sa po mbante mësim në shkollën Bajram Curri.
Drejtori i shkollës, Sejdi Kabashi, ishte ai që bashkë me një pjesë të stafit e dërguan 13 vjeçaren në QKMF.
Nxënësja 13 vjeçare kishte ndërruar jetë deri sa kishte arritur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Humbjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, që pas ekzaminimit të jashtëm thoshte se Medina Buleshkaj nuk kishte shenja që mund të çonin në humbjen e saj.
E shkaktari i marrjes së jetës së saj nuk dihet, kjo sepse nuk është kryer autopsia.
E në familjen Buleshkaj është hapur e pamja për vjazën e tyre, Medinën. Xhaxhai i saj thotë që ajo vuante nga një sëmundje e zemrës që kur ishte 2 vjeçare.
Gjithashtu, ai thotë që 13 vjeçarja nuk kishte pasur përkeqësim të gjendjes.
Trupi i pajetë i Medina Buleshkaj iu është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.
Medina, 13 vjeçare u varros të mërkurën në varrezat e Istogut.