Loading...

Moti i ngrohtë dhe aspak tipik për vjeshtën do të vijojë të mbetet i tillë edhe për disa ditë. Mëngjeset dhe mbrëmjet e freskëta janë shoqëruar gjatë mesditës me temperatura të larta të cilat kanë kaluar vlerat ekstreme të stinës.
Po si do të jetë gjysma e dytë e muajit tetor?

VIDEO

Duke nisur nga kjo javë, moti do të vijojë me kthjellime, netët dhe mëngjeset do të jenë të freskëta, por gjatë ditës do të jetë ngrohtë. I tillë moti do të vazhdojë deri në fund të javës. Ndërsa e diela dhe e hëna që vijnë sjellin shira të përkohshëm, në pjesën më të madhe të vendit, më pas kthjellime dhe vranësira si edhe shira të izoluara; më të mundshëm në ditët e fundit të muajit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.