Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është vazhdimisht në udhëtime jashtë vendit.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka vendosur që të vizitojë Holandën.
Në disa imazhe të ndara me ndjekësit e saj në InstaStory, Era ka treguar se po kalon kohë të mirë në kryeqytetin e vendit, në Amsterdam.
Madje, vizitën e saj atje, ajo e ka shfrytëzuar edhe për të bërë një tatuazh të ri në krahun e saj.
Në imazhet e publikuara, Era shihet e entuziazmuar teksa realizon tatuazhin, por pa zbuluar se çfarë.
Përndryshe, shumë shpejt, ajo pritet të publikojë këngën e saj më të re ” Where’s your love boy”.
Kënga e saj e fundit aktualisht vazhdon të mbetet “OH God”, në bashkëpunim me reperin Konshens, këngë e cila u prit mirë nga një masë e madhe e publikut. /Telegrafi/