8k tv nga sharp del ne shitje muajin e ardhshem 560x416 - 8K TV nga Sharp del në shitje muajin e ardhshëm
8k tv nga sharp del ne shitje muajin e ardhshem - 8K TV nga Sharp del në shitje muajin e ardhshëm

4K është gati të bëhet zgjidhja standarde për të ardhmen e afërt, dhe deri në një farë mase është në gjysmë të rrugës, ndërsa shohim më shumë ekrane me rezolucion 4K dhe më shumë pajisje që mund të incizojnë video 4K.

Sidoqoftë, në të ardhmen mund të shohim ekrane me rezolucion edhe më të lartë, siç është 8K, dhe duket se Sharp tashmë është gati për të ofruar këtë avansim.

Kompania ka njoftuar në CEATEC 2018 se do të dërgojnë 8K TV të tyre në muajin e ardhshëm, që do të thotë se nëse jeni në kërkim për një TV 8K, Sharp është një nga kompanitë që duhet të hulumtoni.

Sharp nuk është kompania e parë që lanson një ekran 8K pasi kemi parë oferta 8K nga Samsung gjithashtu, por që kjo shumëllojshmëri definitivisht se ndihmon.

Sidoqoftë, oferta e Sharp ka një avantazh, për shkak se vjen me një mjet shtesë të integruar që ju mundëson të kërkoni emisione të transmetuara në rezolucion 8K, edhe pse pa dyshim ende nuk ka shumë përmbajtje 8K në dispozicion tani për tani. /Telegrafi/