monedhat e arta te mbretit britanik me mbishkrimin allah 560x416 - Monedhat e arta të mbretit britanik me mbishkrimin “Allah”
monedhat e arta te mbretit britanik me mbishkrimin allah - Monedhat e arta të mbretit britanik me mbishkrimin “Allah”

Një mbret mesjetar në Britani kishte prodhuar monedha të arta me fjalë arabe, mbi të cilat shkruante “Nuk ka Zot përpos Allahut”, shkruan Daily Star.

Mbreti Offa i Mercias kishte sunduar nga vitet 757 deri më 796, dhe gjatë asaj kohe kishte prodhuar monedha të arit përfshirë këtu edhe emrin e tij si dhe deklaratën e besimit Islam, transmeton Telegrafi.

Ai konsiderohej si njëri nga mbretërit më të fuqishëm anglo-sakson, para Alfredit të Madh për faktin se sundimi i tij shtrihej edhe jashtë territorit të Mercias, deri te mbretëria në Kent, Sussex dhe Wessex.

Ky sundues i krishterë bënte tregti nëpër Evropë dhe  Mesdhe, përfshirë këtu Spanjën që asokohe kontrollohej nga myslimanët.  Kurse Dr. Alison Hudson, bashkë-murator i ekspozitës në bibliotekën britanike, ka deklaruar se personi që i kishte bërë këto monedha duket qartë se nuk e kishte kuptuar arabishten. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.