Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, së fundmi ka udhëtuar në Amsterdam të Holandës.
Ajo tregoi se atje ka realizuar një tatuazh të ri, teksa po përgatitet që së shpejti të sjellë edhe një duet me Willy William.
Nga vizita e saj, Era duket se më në fund ka takuar edhe motrën e saj të dytë, Nitën, të cilën kishte kohë pa e takuar.
Era ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar takimin me motrën e saj, e cila edhe i ka dhuruar lule.
“Më ke munguar shumë, faleminderit për lulet Nitaaa”, ka shkruar këngëtarja Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.
Nita ndryshe nga motrat e saj nuk është marrë asnjëherë me muzikë, dhe prej vitesh është zhvendosur në Londër.
Era përndryshe është vajza e tretë e familjes Istrefi, dhe përveç Nitës, ka edhe një motër më të madhe, këngëtaren Nora Istrefi, dhe një vëlla më të vogël, Bledin. /Telegrafi/