pas kendall jennerit paris hilton behet nje tjeter viktime e perndjekesit qe tentoi te hyje dy here ne shtepine e saj 560x416 - Pas Kendall Jennerit, Paris Hilton bëhet një tjetër viktimë e përndjekësit që tentoi të hyjë dy herë në shtëpinë e saj

Paris Hilton është bërë viktimë e një përndjekësi qëtentoi të hyjë në shtëpinë e saj në të njëjtën mënyrë siç bëri te shtëpia e Kendall Jenner, ngjarje e cila u shënua këtë javë.

Një burrë që ‘dukej i çmendur dhe i paqëndrueshëm’ arriti të kalojë sigurimin për të arritur në shtëpinë e Hilton në Los Anxhelos dy herë këtë javë, thuhet sipas një burimi të TooFab.

Sipas faqes së internetit, Hilton, 37 vjeçe, nuk ishte në shtëpi në atë kohë dhe i fejuari i saj, Chris Zylka, njoftohet se u përball me njeriun përndjekës dhe i tha atij të largohej.

pas kendall jennerit paris hilton behet nje tjeter viktime e perndjekesit qe tentoi te hyje dy here ne shtepine e saj - Pas Kendall Jennerit, Paris Hilton bëhet një tjetër viktimë e përndjekësit që tentoi të hyjë dy herë në shtëpinë e saj

Paris Hilton (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Kur Zylka e refuzoi përndjekësin që të hynte në shtëpi, atëherë ai thirri sigurimin për ta përcjellë atë. Njeriu ishte paraqitur si një postier, dhe kështu kishte arritur të mashtronte sigurimin.

Pas përpjekjes së tij ta parë Paris Hiltonin, ai me sa duket u kthye përsëri të enjten në mbrëmje dhe u përpoq të hyjë në shtëpinë e Hilton, gjë që më pas çoi deri në lajmërimin e policisë.

Hilton aktualisht është në Itali duke promovuar linjën e saj të ProD.N.A të produkteve të Paris Hilton Skincare, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

pas kendall jennerit paris hilton behet nje tjeter viktime e perndjekesit qe tentoi te hyje dy here ne shtepine e saj 1 - Pas Kendall Jennerit, Paris Hilton bëhet një tjetër viktimë e përndjekësit që tentoi të hyjë dy herë në shtëpinë e saj

Paris Hilton dhe Chris Zylka (Foto: Gregg DeGuire/Getty Images/Guliver)

TooFab raporton se Paris Hilton tani ka rritur sigurinë në shtëpinë e saj, duke shtuar rojet e armatosur në dispozicion 24 orësh.

Kjo ngjarje ndodhi në të njëjtën javë që përndjekësi në fjalë u arrestua në shtëpinë e Kendall Jenner, në Los Anxhelos, të martën.

Përndjekësi i akuzuar, një banor i Kanadasë me emrin John Ford, u arrestua pasi u gjet në portikun e supermodelës.

Autoritetet e vendosën atë në një mbajtje psikiatrike në 5150, ku në atë moment, për shkak të mungesës së sigurimit, u transportua në Spitalin e Qarkut në Los Anxhelos për një vlerësim psikiatrik, njoftuan mediat.

pas kendall jennerit paris hilton behet nje tjeter viktime e perndjekesit qe tentoi te hyje dy here ne shtepine e saj 2 - Pas Kendall Jennerit, Paris Hilton bëhet një tjetër viktimë e përndjekësit që tentoi të hyjë dy herë në shtëpinë e saj

Kendall Jenner (Foto: Charley Gallay/Getty Images/Guliver)

Ford ishte i qëndrueshëm mentalisht dhe kjo u vërtetua nga një psikiatër, kështu ai u lirua pas mbajtjes prej 72 orëve.

TMZ raporton se ai u arrestua të enjten në lidhje me shkeljet penale dhe shkeljen e një urdhri kufizues, dhe rrezikon të dënohet deri në 30,000 dollarë.

Ford nuk ishte brenda ose pranë pronës së Kendall Jennerit të enjten kur u arrestua.

Për shkak të mbipopullimit në burgun e County Los Angeles, ka gjasa që ai të lirohet brenda ditës.

pas kendall jennerit paris hilton behet nje tjeter viktime e perndjekesit qe tentoi te hyje dy here ne shtepine e saj 3 - Pas Kendall Jennerit, Paris Hilton bëhet një tjetër viktimë e përndjekësit që tentoi të hyjë dy herë në shtëpinë e saj

Kendall Jenner (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

TMZ raporton se nëse Ford, 37 vjeç, shpallet fajtor për shkelje penale kriminale, ai do të përballet me një maksimum prej gjashtë muajsh pas hekurave.

Ai ishte arrestuar në shtator, ku ishte shpallur fajtor për një akuzë për shkelje të ligjit, dhe u lëshua me një urdhër kufizues për të mbetur të paktën 1,000 metra larg nga prona e yllit të serialit “Keeping up with the Kardashians”. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.