Capital T ka lansuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga mban titullin “Bomba” dhe është prodhuar nga vet reperi.
Rzon është kujdesur për muzikën, derisa masterizimi është bërë nga Avaxus.
Regjinë e videoklipit e ka bërë Alban Selimaj, ndërsa Adonis Krasniqi është kinematograf.
“O Ma” është një prej projekteve më të fundit solo të realizuar nga Capital T në verën e këtij viti.
Videoklipi i kësaj kënge u publikua në muajin qershor, ndërsa deri më tash numëron afro pesë milionë shikime në YouTube.
Paraprakisht, Kapo kishte ardhur me bashkëpunime me Granit Dërgutin (“Take a shot”) dhe Majkun (“Pasha jetën”).