Avril Lavigne në fillim të mijëvjeçarit të ri ishte në kulmin e karrierës dhe ishte konsideruar si princesha e zhanrit muzikor ‘pop-pank’ në saje të hiteve “Complicated” dhe “Sk8r Bo”.
Megjithatë, në një moment këngëtarja u zhduk nga syri i publikut, veçanërisht gjatë vitit 2015 për shkak të betejës me sëmundjen e Lymes.
Avril tani është mirë dhe kohët e fundit ka publikuar singlen “Head above the water”, i cili përshkruan ditët kur mendonte se do të vdiste.
Ajo gjithashtu ka themeluar një fondacion që mban emrin e saj dhe ndihmon njerëzit që kanë probleme si ajo.
Kanadezja ka pohuar se shumë shpesh është dashur të publikoj imazhe të lumtura në rrjetet sociale përkundër faktit se ishte tejet e sëmurë.
“Isha në shtrat për dy vjet. Kam qenë duke pirë antibiotikë të llojeve të shumta. Doja të isha trimëreshë para të gjithëve, sepse nuk doja që sëmundja të ishte pjesë e identitetit tim. Si më përmirësohej paksa gjendja, publikoja imazhe në Instagram dhe njerëzit mendonin se kam një jetë të përkryer”, tha këngëtarja.
Ajo pohoi se nuk dëshironte të fliste për këtë periudhë, por ka kuptuar se po të flas do ta ndihmonte komunitetin.
Ndryshe, këngëtarja së shpejti do të jetë nxjerr albumin më të ri, ku tematika e disa prej këngëve do të jetë e saj. /Telegrafi/