Një grua që mendonte se ishte në muajin e tretë të shtatzënisë, ka lindur në një restorant.
Gruaja kishte humbje gjaku, të ngjashme me ciklin menstrual deri në muajt e fundit dhe nuk ishte në gjendje që të përcaktonte datën e saktë të mbetjes shtatzënë.
Fatmirësisht Chiara është mirë dhe peshon 2.8 kg.
Sipas mediave, përcjell gsh, ajo ka lindur në momentet që nëna e saj Sara Pollesel gjendej në restorantin që e drejtonte së bashku me burrin.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Godega, një provincë në Treviso të Italisë.
“Falënderojmë dhe gjithashtu kërkojmë falje të gjithë klientëve që bashkëpunuan pa hezitim dhe treguan mirëkuptim të madh! Shumë falënderime për të gjithë!“, kanë shkruar prindërit e rinj në Facebook.