aferdita dreshaj dedikim romantik bashkeshortit ne krahet e tu pergjithmone 560x416 - Afërdita Dreshaj dedikim romantik bashkëshortit: Në krahët e tu përgjithmonë
aferdita dreshaj dedikim romantik bashkeshortit ne krahet e tu pergjithmone - Afërdita Dreshaj dedikim romantik bashkëshortit: Në krahët e tu përgjithmonë

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, i dha fund beqarisë në qershor të këtij viti.

Ajo dhe hokeisti çek Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, e ndërsa tash e sa kohë janë bërë një çift mjaft i përfolur në media.

Afërdita është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit.

Lexo po ashtu:

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i bën një dedikim mjaft romantik, duke i premtuar atij përjetësinë në çift.

“Në krahët e tu”, janë fjalët e Afërdita Dreshajt në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, e njëjta ka kohë që nuk është aktive në muzikë apo modeling. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com