Mirëmbajtësi i një ferme në Izrael, i njohur vetëm si Isak ka mbetur i habitur, me një gomar që është shpëtuar së fundmi.
Megjithëse e njohu menjëherë, nuk priste që edhe kafsha që nuk e kishte parë për 14 vjet, ta njihte atë, transmeton Telegrafi.
Në momentin që e thirri në emër, gjallesa që ndodhej në tufën prej 190 tjerash, iu afrua dhe ia mbështeti kokën për qafe.
“E lazdroja me ushqimet më të mira, prandaj nuk më ka harruar”, ka thënë Isak, pasi ngjarja u shpërnda në internet. /Telegrafi/
[embedded content]