Edhe një projekt muzikor i është bashkuar numrit të madh të këngëve të sjella gjatë këtij viti.
E fundit është këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima, e cila ka publikuar këngën më të re.
“Amor”, titullohet kënga më e re e bukuroshes sonë, të cilin e ka shoqëruar me një video të veçantë.
Tekstin e këngës që për tematikë ka dashurinë e ka shkruar autorja e këngës në bashkëpunim me Petrit Sparrowin.
Klipin e ka punuar video kompania e mirënjohur ProVideo, gjersa instrumentalin e ka bërë Elgit Doda.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e Kokëdhimës pasi që ka paralajmëruar edhe këngë të tjera. /Telegrafi/
[embedded content]