madonna po kerkon kuzhinier pagesa vjetore 125 mije euro 560x416 - Madonna po kërkon kuzhinier, pagesa vjetore 125 mijë euro

“Kërkohet një shef kuzhine me eksperiencë që do të punojë në një shtëpi private të klientëve VIP. Ai/ajo do të duhet të jetë i gatshëm të zhvendoset sa herë i kërkohet në qytete të ndryshme të botës.

Shefi i kuzhinës duhet të dijë të përgatis kosher (ushqim hebraik)”, shkruan në njoftimin e ueb-faqes së Talent Private Staff, një agjenci punësimi online për personel shtëpiak me prestigj.

Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se këtë konkurs e ka hapur këngëtarja me famë botërore, Madonna.

madonna po kerkon kuzhinier pagesa vjetore 125 mije euro - Madonna po kërkon kuzhinier, pagesa vjetore 125 mijë euro

(Getty Images)

Sipas mediumeve, mbretëresha e muzikës Pop është e gatshme të ndaj 100-125 mijë euro në vit për kuzhinierin.

“Ushqimet e preferuara të klientit janë: kuzhina italiane (rizoto është i preferuari), kuzhina aziatike: sushi, sashimi, pjatat klasike evropiane dhe amerikane, shkruan më tutje në njoftimin.

Lexo po ashtu:

Nisja e aktivitetit është parashikuar të jetë muajin e ardhshëm dhe fillimisht do të punojë në Lisbonë.

Theksojmë se Madonna jeton aktualisht në Portugali, ku biri saj, 13-vjeçari David po stërvitet për t’u bërë një futbollist profesionist, por banimi i saj kryesor mbetet ai londinez në Mayfair. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.