Granit Xhaka ka qenë i jashtëzakonshëm në dhjetët ndeshjet e fundit të skuadrës së Arsenalit.
Dhe mesfushori gjithnjë ka pasur mbështetjen e bukuroshes tërheqëse, Leonitës.
Futbollisti 26-vjeçar është mahnitur me bukurinë e zeshkanes që nga koha kur ishte lojtar i ekipit gjerman Borussia Monchengladbach, shkruan The Sun.
Leonita, ashtu sikurse Granit, vjen nga një familje e shqiptarëve të Kosovës dhe ka punuar në klubin gjerman – edhe pse nuk dihet se në cilin sektor.
Çifti u fejua në qershor të vitit 2016 dhe pas dy vjetësh romance kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në korrik 2017.
Ka raporte kundërthënëse rreth asaj se ku është rritur bukuroshja, edhe pse thuhet se ka lindur në Shqipëri.
Leonita thuhet se e ka kaluar jetën e saj të hershme në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, përpara se familja e saj të lëvizte diku në Ruhr, Gjermani. /Telegrafi/