Një person gjatë ditës së djeshme në Ferizaj ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar ndihmë mjekësore.
I dyshuari, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndërkohë që Policia e Kosovës për dhunë në familje gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe një person tjetër në Ferizaj.I dyshuari i përket komunitetit rom, ndërkaq që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
I njëjti është liruar ndërkaq që rasti shkon në procedurë të rregullt./lajm.net/