Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është duke shijuar suksese të shumta në tregun ndërkombëtar.
Kënga e saj e fundit “Let you love me” është pëlqyer në masë të madhe, duke marrë miliona klikime në YouTube.
[embedded content]
Rita së fundmi, ka udhëtuar në Milano për koncertin e saj të radhës, ndërsa ka publikuar disa imazhe në Instagram me të mbërritur atje.

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Ajo shfaqet mjaft atraktive në një fotografi, ku është duke pozuar me robdeshambër pranë një tufe me lule.
“Çfarë mikpritje e dashur, faleminderit Giuseppe Zanotti”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Më tej, këngëtarja shqiptare ndau edhe disa imazhe tjera, ku përsërinte vine në pah gjoksin, ndërsa fotografohej para pasqyrës.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk mungojnë, ndërsa janë afro 14 milionë numri i tyre që ndjekin këngëtaren në Instagram.
Rita ka bërë të ditur se ky vit është shumë i rëndësishëm për karrierën e saj, pasi më 23 nëntor, ajo do të publikojë albumin e saj më të ri “Phoenix”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)