Greva e mësimdhënësve e nisur nga dita e hënë e kësaj jave, pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme.

Kjo pasi që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ende nuk ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), rreth kërkesave të tyre për rritje të pagave.Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Valim Gashi, zëdhënës i MASHT-it. Megjithatë, ai thotë se po bëjnë përpjekje në çdo kohë për të gjetur një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë.“Ende nuk ka diçka konkrete, por ne jemi duke u angazhuar në çdo moment për ta ndalur grevën dhe për të filluar procesin mësimor”.

Në anën tjetër kryetari i SBASHK-ut ka thënë se greva në arsim do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e arsimtarëve.“Greva vazhdon derisa nuk realizohet kërkesa jonë”, ka thënë Jasharaj.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.