Komandanti i Bondsteel-it, bazës së njohur ushtarake amerikane në Ferizaj, mohoi të ketë deri më tani ndonjë paralajmërim për ikje nga Kosova, nëse qeveria e Prishtinës nuk heq ose pezullon taksën doganore ndaj Serbisë. Sipas aludimeve në media, Uashingtoni mund ta ndërmarrë këtë masë ekstreme për mosbindje nga ana e qeverisë Haradinaj.

“Ambasada amerikane në Prishtinë e ka prezantuar shumë qartë qëndrimin tonë kombëtar. Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Macaraeg.

Më herët, të premten, Ambasada Amerikane tha se “politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel, që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhej në deklaratë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.